Foto ilustruese

Fitohet në SHBA xhekpoti më i lartë në histori, mbi 2 miliardë dollarë

9 Nëntor 2022, 08:26| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 08:32

  • Share

Një biletë e vetme fituese për xhekpotin me shifrën më të lartë, prej 2.04 miliardë dollarësh të lotarisë Powerball u shit në Altadena, Kaliforni.

Rezultatet e postuara në Powerball.com tregonin se kishte një fitues që përputhej me të gjashtë numrat në Kaliforni – shanset për të cilat ishin 1 në 292.2 milionë.

Numrat fitues, të cilët u shpallën të martën në mëngjes pasi shorti i së hënës mbrëma u vonua, ishin 10-33-41-47-56 dhe Poëerball ishte 10. Të gjithë po i nxisin lojtarët të kontrollojnë biletat edhe për çmimet e tjera.

Sipas Shoqatës së Lotarisë, më shumë se 11.2 milionë lojtarë fituan çmime në para por ende nuk dihet kush është fituesi i çmimit të madh. Kjo lojë filloi në vitin 1992 dhe luhet në 45 nga 50 shtetet amerikane, përfshirë kryeqytetin e Uashingtonit dhe në territoret amerikane të Porto Rikos dhe Ishujt e Virgjër.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?