Foto ilustruese

Fitoi 1 milion euro në lotari, por nuk shkoi kurrë për t’i tërhequr, gjemani humb shansin për të marrë paratë

3 Janar 2023, 09:28
  • Share

Shuma prej një milion eurosh u fitua tre vjet më parë në një biletë llotarie në shtetin federal gjerman të Saksoni-Anhalt, por nuk u tërhoq kurrë, shkruajnë mediat gjermane.

Fituesi i shumës tani, pikërisht më 31 dhjetor në orën 23:59, humbi mundësinë për të tërhequr paratë.  Fituesi kishte tre vjet për të kërkuar paratë, por për fat të keq, ai nuk e bëri këtë, njoftoi të hënën Lotto-Toto Sachsen-Anhalt, raporton revista Fenix .

“Shpresonim që të dilte dikush tjetër. Fatkeqësisht, nuk pati një fund të lumtur”, tha drejtori i “Lot Stefan Ebert” .

Shuma tashmë është kthyer në “kutinë” e shorteve speciale në të gjithë vendin. Çmimi 1 milion €, për të cilin fituesi me sa duket nuk ishte në dijeni, u hodh në lojën Lotto 6aus49 në dhjetor 2019, në një short special për Krishtlindje.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?