SHBA - Lamar Odom, ish-basketbollisti i njohur i NBA (45 vjeç), është dëbuar nga shtëpia pasi u akuzua se nuk kishte paguar qiranë e apartamentit në Los Angeles.
“New York Post” raporton se Odom, i cili luajti për Clippers, Mavericks, Heat dhe Lakers gjatë karrierës së tij të suksesshme në NBA, u urdhërua të lironte shtëpinë me qira në Los Angeles, pasi qiradhënësi e paditi për mospagim të 45.000 dollarëve qira të prapambetura.
Executive Recovery Group, Inc. pretendon se Odom nuk ka paguar qiranë për tre muaj, nga 1 janari deri më 31 mars. "Nëse nuk i përmbushni detyrimet tuaja, qiradhënësi do ta ndërpresë kontratën e qirasë sipas së cilës ju e zotëroni pronën", iu tha Odomit.
Lamar Odom nuk arriti ta paguante të gjithë borxhin e qirasë (45.000 dollarë) brenda tre ditësh dhe u dëbua. Ish-apartamenti i Lamar Odom, i cili kushtonte afërsisht 500 dollarë në ditë, dikur ishte marrë me qira nga reperi i ndjerë Mac Miller
Lamar Odom pësoi 12 goditje në tru dhe 6 atak në zemër, pas një mbidoze në një shtëpi me drita të kuqe
Në vitin 2015 ai pësoi një mbidozë në një shtëpi me drita të kuqe në Las Vegas që e la në koma që i shkaktoi 12 goditje në tru dhe 6 atak në zemër. Ai fitoi gati 116 milionë euro nga kontratat e tij me ekipet e NBA.
Në vitin 2016, Lamar Odom, i cili fitoi dy herë NBA-në (2009 dhe 2010), u divorcua nga Khloé Kardashian. Aktualisht Odom është shumë i përqendruar në rolin e tij si sipërmarrës kriptovalutash.
Lamar Odom
Komente
