Eurot dhe materialet e sekuestruara nga policia

Kronikë

Tiranë/ Fitoi 200 mijë euro brenda një viti duke shfrytëzuar për prostitucion 16 femra të huaja online, 'Escort' shpall në kërkim 36-vjeçarin (EMRI)

4 Shkurt, 15:25| Përditesimi: 4 Shkurt, 15:39

  • Share

Tiranë- Një 36-vjeçar që akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion nëpërmjet faqeve online 16 femra të huaja, kryesisht braziliane dhe kolumbiane, u shpall në kërkim nga Policia e Tiranës ditën e sotme (4 Shkurt).

Burime zyrtare konfirmuan se finalizuan operacionin e koduar “Escort 1”. I dyshuari Marini Nastimi, banues në kryeqytet, rezulton se përgjatë një viti kishte arritur të fitonte një shumë të konsiderueshme me rreth 200 mijë euro nga kjo veprimtari e paligjshme.

Gjithashtu u proceduan penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore. U sekuestruan 7000 euro dhe 6 celularë.

"Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë në bashkëpunim dhe me DVKM Tiranë, në zbatim të planit të masave me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast, në kuadër të operacionit “Escort 1”. Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi: M. N., 36 vjeç, (Marini Nastimi), banues në Tranë. Ky shtetas bashkëpunonte me shtetas me huaj për dërgimin në Shqipëri dhe më pas i rekrutonte shtetaset e huaja, nga Kolumbia dhe nga Brazili, me qëlim shfrytëzimin për prostitucion, duke përdorur faqe online. Këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme", njofton policia për hetimet. 

Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se teksa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?