Fitoi 22 trofe si ‘galaktik’, Ramos rikthehet sonte në 'Bernabeu' si kundërshtar! Ancelotti: Mirëpresim një kapiten të madh

25 Shkurt, 11:19| Përditesimi: 25 Shkurt, 12:51

  • Share

Santiago Bernabeu i rinovuar do të mirëpresë sonte në orën 21:00 një yll të tifozërisë. Bëhet fjalë për ish-kapitenin Sergio Ramos, që sonte do rikthehet në stadiumin ku shkruajti historinë bashkë me ‘galaktikët’ e tjerë, teksa Reali i Madridit pret Sevillian për javën e 26 të La Ligas.

E sigurtë është, se për mbrojtësin 37-vjeçar të larguar në verën e 2021, do ketë vetëm duartrokitje, edhe pse në fushë do zbresë si kundërshtarë. Me Realin Sergio Ramos luajti për 16 sezone, duke veshur bluzën e bardhë në 671 ndeshje ku shënoi edhe 101 gola. E jashtëzakonshme për një mbrojtës.

Me Realin spanjolli arriti të fitonte 4 trofe Champions League, 4 botërorë klubesh, 3 superkupa Europa, 5 kampionate në La Liga, 2 kupa Mbreti dhe 4 superkupa të Spanjës. Në total 22 trofe, por figura e Sergio Ramos është komplekse edhe për karakterin e tij, duke iu referuar asaj që ai paraqet në fushën e blertë dhe të gjithë momentet vendimtare ku ai ishte përcaktues.

Vetë 37-vjeçari i cili këtë sezon luan me Sevillian, ka deklaruar para ndeshjes se nuk do festojë nëse shënon kundër Realit. Sakaq trajneri i ‘galaktikëve’ Carlo Ancelotti është shprehur se ‘tifozët tanë do ta mirëpresin Ramosin si një kapiten të madh, lider të padiskutueshëm dhe një lojtar model’.

Sergio Ramos ka rekordin e golave në Champions League për një qendër mbrojtës, pasi në karrierën e tij ka gjetur 17 herë rrugën e rrjetës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?