Kultura

Fitoi çmimin “Nobel”, shqiptarët marrin hapin e parë kundër ‘adhuruesit’ të Millosheviçit

11 Tetor 2019, 13:40| Përditesimi: 11 Tetor 2019, 13:47

  • Share

Marrja e çmimit “Nobel” për letërsinë nga shkrimtari suedez, Peter Handke, ka sjellë mjaft reagim të ashpra, e kjo për faktin se ai njihet si një adhurues i ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviçit.

Pas reagimeve të shumta në komunitetin e shkrimtarëve dhe nga politika shqiptare, shqiptarët nuk e kanë lënë me kaq po kanë marrin hapin e parë kundër këtij vendimi. 

Një peticion online është shpërndarë për t’u firmosur në mënyrë që çmimi i dhënë Peter Handke të revokohet nga juria e çmimit “Nobel”.

Shkrimtari austriak të cilit iu akordua çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019, Peter Handke, njihet si një simpatizant i Sllobodan Millosheviçit, i dënuar për krime lufte, një emër që ka sjellë kaq shumë vdekje dhe hidhërim në Rajonin e Ballkanit dhe për shqiptarët e Kosovës.

Akademia Suedeze e vlerësoi Handke për “zgjuarsi gjuhësore në eksplorimin e përvojave njerëzore.

Për të firmosur këtë peticion mund të klikoni këtu

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?