Shkëndija 0-2 Struga

Fitoi derbin me Shkëndijën në Tetovë, Struga kampione për herë të dytë radhazi në Maqedoninë e Veriut

12 Maj, 19:13| Përditesimi: 12 Maj, 19:15

  • Share

Struga Trim dhe Lum ia doli të sigurojë titullin kampion në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Në ndeshjen e raundit të 32-të (parafundit), në Tetovë u luajt derbi shqiptar mes Shkëndijës dhe Strugës, që u fitua nga këta të fundit 0-2 falë golave të Besar Ibraimit dhe Radeskit.

Ky sukses i siguron struganëve titullin e dytë radhazi në histori, teksa një ndeshje nga fundit janë tri pikë larg Shkëndijës, por me ndeshje direkte më mirë (dy fitore një humbje).

Struga u shpall kampione edhe falë barazimit të Shkupit 0-0 përballë Brera Strumicës. Kujtojmë se disa javë më parë Struga largoi nga stoli trajnerin Shpëtim Duro për mungesën e rezultateve dhe emëroi Meriton Gegën në krye të ekipit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?