Fitoi Eurovisionin, por këngëtari zviceran thyen trofeun: Kjo mund të riparohet

12 Maj, 10:10| Përditesimi: 12 Maj, 11:01

  • Share

Zvicra triumfoi në edicionin e 68-të të Festivalit Evropian të Këngës me këngëtarin Nemo me këngën e tij “The Code”.

Pasi ai u mori trofeun në dorë tha: “Shpresojmë që ky konkurs të përmbushë premtimin e tij dhe të vazhdojë të mbështesë paqen dhe dinjitetin për çdo qenie njerëzore”.

Mirëpo gjatë këtij momenti emocionues në skenë këngëtarit i thyhet trofeu.

“Kam arritur sukses dhe kam thyer ‘kodin’ (Kodin, si kënga e tij) duke valëvitur flamurin tim në event, ndërkohë që Eurovizioni më kishte ndaluar ta bëja këtë. Gjithashtu, kam thyer trofeun, por kjo mund të riparohet. Ndoshta edhe Eurovizioni ka nevojë për… riparime herë pas here”,tha Nemo.

Kënga e tij “The Code”, përshkruan rrugëtimin e tij të identitetit gjinor. Nemo i referohet asaj si një “hapësirë ​​e sigurt përmes së cilës çdo person mund të gjejë veten dhe të vërtetën e tij”.

“Kodi” ka të bëjë me udhëtimin që kam nisur me të kuptuarit se nuk jam as mashkull, as femër. Gjetja e vetes ka qenë një proces i gjatë dhe shpesh i vështirë për mua. Por asgjë nuk më bën të ndihem më mirë sesa liria që fitova duke kuptuar se nuk jam binar”, thekson këngëtari.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • @nemo: 12/05/2024 15:08

    E paske gjet i mjeri ti per veten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?