Fitoi finalen me 1 pikë, Trepça kampione në Vlorë për herë të parë në Ligën Unike! Humor gjatë festës, dëmtohet trofeu

1 Prill, 11:56| Përditesimi: 1 Prill, 13:36

  • Share

Në një atmosferë tepër të zjarrtë dhe të denjë për një finale, Trepça e Mitrovicës fitoi Ligën Unike në Vlorë përballë Yllit të Suharekës.

Në pallatin e sportit të Vlorës, ku shumë tifozë shqiptarë nga Kosova kishin udhëtuar për të ndjekur skuadrat e tyre, Trepça fitoi me rezultatin e ngushtë 67-66.

“Ishte ndeshja shumë e fortë dhe e përgëzoj Yllin për këtë. Ishte shumë burrërore si lojë dhe finalet janë gjithmonë të vështira,”-u shpreh Drilon Hajrizi, basketbollist i Trepçës.

“Është kupa e tretë me rradhë që kemi fituar, por vlera e kësaj kupe është e shumëfishtë. Ne jemi të Mitrovicës dhe lidhja me Vlorën është që prej Isa Boletinit dhe Ismail Qemalin. Për këtë arsye kjo kupë e shton vlerën edhe më shumë në një kohë që kur kjo ligë është bërë për bashkimin e trojeve shqiptare,”-tha Izet Tahiri, trajner i Trepçës.

Momenti i ngritjes së trofeut shkaktoi edhe pak ilaritet në pallatin e sportit, pasi trofeu në duart e kapitenit të Trepçës u shpërbë. Megjithatë kjo nuk e pengoi skuadrën nga Mitrovica të festonte gjatë. Liga Unike është një kompeticion me 8 skuadra, 4 nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova, ndërsa përveç rritjes së cilësisë si qëllim ka edhe bashkimin përmes sportit të dy vendeve shqipfolëse.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berat: 02/04/2024 03:12

    Mitrobica eshte zemra e gjithe shqiptaris histora e Mitrovices don vemendje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?