Kristian Shkreli

Kronikë

Fitoi garën për kryebashkiak në Vaun e Dejës, Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për Kristian Shkrelin

16 Maj 2023, 21:10| Përditesimi: 16 Maj 2023, 21:24

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kryebashkiakun e Vaun e Dejës Kristian Shkrelin. Report Tv mëson se verifikimi ka nisur në fillim të këtij muaji, ku organi i akuzës po verifikon dëbimin e tij nga Italia.

Kjo sepse në vitin 2023 ai ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.

Shkreli arriti të fitonte në zgjedhjet lokale në Bashkinë e Vaut të Dejës me 55.78 % të votave, teksa garonte përballë Zef Hilës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?