Fitoi gjyqin, por Djokovic mund të depërtohet nga Australia! Serbi rrezikon nga gënjeshtra

13 Janar 2022, 14:49| Përditesimi: 13 Janar 2022, 15:08

  • Share

Novak Djokovic, tenisti serb, mund të dëbohet nga Asutralia dhe për rrjedhojë mund të mos marrë pjesë në Australian Open, që nis me 17 janar.

Edhe pse fitoi në gjyqin e parë qeveria australiane mund t’i anulojë për herë të dytë vizën 34-vjeçarit. Kreu i qeverisë australiane refuzoi të fliste drejtpërdrejt për çështjen, por shtoi se priste që zyrtarët e emigracionit të zbatonin “politikat e qeverisë”.

“Këto janë kompetenca të ministrive, që mund të ushtrohen nga ministri i Emigracionit Aleks Houki dhe unë nuk dua që të bëj koment të mëtejshëm për momentin.”

Ministri i Emigracionit është ende duke gjykuar nëse duhet ta lejojë Djokoviçin që të rrijë në vend, pavarësisht se ai dha informacion të rremë në lidhje me aplikimin për vizën.Australia lejon personat e vaksinuar ose ata që zotërojnë përjashtim të justifikuar nga ana mjekësore që të hyjnë nën vend.

Djokoviç, i cili e ka pranuar se nuk është vaksinuar, synon që të fitojë titullin e 10 në “ Melbourne Park” dhe të realizojë ëndrrën e tij, të arrijë në 21 Grand Slame të fituara, duke vendosur një rekord të ri. Por situata e tij është e komplikuar.

Ai mund të dënohet me pesë vite heqje lirie, nëse vërtetohet se ka gënjyer autoritetet australiane rreth testit pozitiv të Covidit. Serbi e pranoi se kishte gënjyer në formularin e hyrjes dhe kishte pasur kontakte me persona të tjera ndërsa e dinte se ishte infektuar me COVID-19.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?