Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar klubin e Egnatias për titullin kampion

Sport

Fitoi kampionatin, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino uron Egnatian për titullin: Rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme!

24 Maj, 15:09| Përditesimi: 24 Maj, 15:35

  • Share

Fitorja e Superiores nga Egnatia nuk është shoqëruar vetëm me festime brenda vendit, por edhe me një urim nga kreu i qeverisë së futbollit botëror.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka dërguar një letër urimi ekipit kampion të Shqipërisë, KF Egnatia. Letra i është dërguar Presidentit të FSHF dhe klubit të Rrogozhinës.

Në urimin e tij Infantino shprehet se “kjo arritje e madhe ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme përgjatë sezonit”.

Kreu i qeverisë botërore të futbollit falënderon edhe Presidentin Duka dhe FSHF-në, për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në vend.

Letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:

“I nderuar President,

Me anë të kësaj letre, kam kënaqësinë të përgëzoj kampionët e rinj të Shqipërisë, KF Egnatia Rrogozhinë. Përpjekjet dhe rezultatet e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit janë shpërblyer, duke sjellë këtë titull të rëndësishëm. Urime secilit anëtar të ekipit dhe klubit për këtë arritje të madhe.

Duke ju falënderuar ju dhe Federatën tuaj për mbështetjen e vazhdueshme, punën dhe përkushtimin për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj, pres me padurim, i nderuar President, të takohemi sërish së shpejti.

Me respekt, Gianni Infantino”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?