TIRANË- Pasi siguroi mandatin e deputetit në listën e mbyllur të Tiranës, Tedi Blushi i Partisë së Lirisë dorëhiqet si anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë.
Njoftimi mban datën 30 maj dhe i është dërguar Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe për dijeni edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
"Të nderuar këshilltarë, Në vijim të procesit zgjedhor të datës 11 maj 2025, në të cilin kandidova për deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe pas kualifikimit në listën fituese të Qarkut Tiranë, paraqes kërkesën time për dorëheqje nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin", shkruan Blushi.
Kujtojmë që Blushi bashkë me deputeten Erisa Xhixho ishin në listën e mbyllur të Tiranës, nën siglën e koalicionit PD-ASHM.
Komente
