Kronikë

Fitoi PD, kuksianët 'shpresat' te PS: Presim të vazhdojnë investimet nga qeveria! Me aeroportin e ri mendojmë se do të përparojmë

2 Maj 2021, 21:39| Përditesimi: 2 Maj 2021, 21:54

  • Share

Kukësi, një ndër qytetet më të goditura nga emigracioni e varfëria vijon të mbetet një bastion i Partisë Demokratike, ku në zgjedhjet e fundit nxori dy deputetë të djathtë dhe një të majtë. Por a kanë besim qytetaret te deputetët të cilëve u dhanë mandatin? Bëhet fjalë për deputetët Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj të nxjerrë në Kukës nga listat e PD. Le të ndjekim çfarë kanë thënë ata në një VOX POP të realizuar në qytetin verilindor.

“Ne mendojmë se këto investime do të vijojnë nuk besoj që ndalen, sipas eksperiencës nuk kanë dhënë rezultat këto deputetë. Por të shohim nuk ma merr mendja që këto kandidatë bëjnë diçka, shpresat janë. Mendoj se do vijnë më shumë investime sipas programit. Kukësi i mungojnë të gjitha gjërat duke futur punësimin, sepse të gjithë djemtë na kanë ikur nëpër shtete të botës, jemi boshatisur, duam investime në bujqësi, uljen e naftës, energjisë elektrike,,, janë element që na rrisin në ekonomi. Kukësi ka qenë i varfër më parë por jo gjihmonë do të rrijë i varfër. Me aeroportin… mendojmë se do të përparojmë”, tha një qytetar.

“Si të zbehtë jemi. Na përfundimisht ma shumë themi jo. Ndoshta dhe ka investime, por ne themi se di më a ka, ishalla punojnë për më të mirën e të gjithëve”, shtoi një tjetër.

“Qeveria duhet ti vazhdojë investimet se ka dhënë fjalën, edhe duhet ti përfundojë. Pavarësisht se ka fitur PD një kandidateje ia kemi dhënë PS, investimet duhet të vazhdojnë. Ma merr mendja se investimet do të vazhdojnë.  Mendimi im është që faktikisht kandidati që fiton në Kukës duhet të ketë shtëpinë në Kukës në mënyrë që të bashkëpunojë me popullin në Kukës, se popull i kukësit ia ka dhënë. Po ai në Tiranë, Durrës te GJiri i Lalëzit, kështu është ai mentaliteti jonë që nuk e vret mendjen askush për këtë popull. Për të bërë do të bëjnë ata”, nënvizoi një qytetar.

Më 25 prill PD në Kukës mori 2 mandate ndërsa PS 1 mandat.  PD mori  2-fishin e votave 62.27 % krahasuar me 35.84 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave. 

Komento

Komente

  • Eri: 03/05/2021 07:28

    Ku fiton PD-ja nuk investohet...ke shembull Shkodren

    Përgjigju
  • dulja: 03/05/2021 06:08

    po menjhere kuri i doni dhe si

    Përgjigju
  • TonyIbiza: 03/05/2021 06:07

    Bishti i qenit sado te mundesh me e drejtuar bisht qeni do te ngel gjithmon.

    Përgjigju
  • Lala i Lushnjes: 03/05/2021 05:44

    Nuk fitoi PD-ja fitoi Serbia.

    Përgjigju
  • Doktori: 03/05/2021 05:03

    Nuk turpuroheni kur kerkoni nga qeverria Rama investime??Nuk ju vjen marre? Si ka mundesi ,kaq militantizem te semure keni? Cfare nuk beri qeverria Rama per ju dhe ju nuk e votuat! Si ka mundesiiiiiiii? Cfare lloj njerzish jeni? perse gjithe ky mllef???? Cfare te keqe keni pare nga Rama??????????????????

    Përgjigju
  • Iris: 03/05/2021 00:56

    Bravo kuksianet,nje dore ne revani,nje ne bakllava!Duan te perfitojne nga te dyja:PD,PS.

    Përgjigju
  • Beni: 02/05/2021 23:48

    me ate koke qe keni.. Mbase ju rregullon luljeta me Fatimen ha ha ha

    Përgjigju
  • Veriu: 02/05/2021 23:11

    Po mire more zoterinj, sipas jush komentues te mesiperm kush nuk ka votuar PS duhet ti leme ne erresire edhe pa ndihmuar.hajde mentalitet shqiptare hajde.

    Përgjigju
  • romir: 02/05/2021 22:20

    I ben shpellareve aeroport dhe nuk e votojne.....

    Përgjigju
    • Shpartalluesi: 03/05/2021 19:31

      O pallosh kujdes kur komenton se shpellaret ta shpartallojn listen e dasmes

  • Sifi: 02/05/2021 22:10

    Ju votoni PD dhe kerkoni investime nga qeverua e PS . Cfar ge themi ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?