Fitoi zgjedhjet si kandidat i BF në bashkinë Mirditë, Mëlyshi: PD duhet të hapet, Berisha të reflektojë! Ramën e ftova për kafe për të bashkëpunuar

19 Maj 2023, 21:35| Përditesimi: 20 Maj 2023, 07:13

  • Share

Albert Mëlyshi, kandidati i Bashkë Fitojmë i cili fitoi zgjedhjet në bashkinë e Mirditës, tha se për fitoren e tij kanë bashkëpunuar të gjitha forcat e opozitës, duke përfshirë edhe PD-në zyrtare. Në një lidhje skype për emisionin ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu, Mëlyshi u shpreh se pas humbjes që opozita pësoi në zgjedhjet e 14 majit, duhet të ketë një hapje të Partisë Demokratike.

Sipas tij, edhe Sali Berisha duhet të reflektojë mbi këtë gjë dhe të ketë një bashkim të frontit të djathtë për të krijuar një opozitë të fortë që të ushtrojë trysni ndaj qeverisë për të bërë sa më mirë punën.

“Mënyra sesi gjithë faktorët kanë bashkëpunuar këtu ka qenë përtej interesave partiake. Pa dashur të përfshihem në politikën qendrore, mendoj që ajo që sot ka nevojë PD, është hapja e saj me të cilën kam parasysh që e djathta, individët që duan që Shqipëria nesër të jetë me një opozitë më të fortë dhe më konkurruese. E djathta duhet ta shohë emergjencë hapjen e PD-së me këta aktorë dhe individë që t’i shërbejnë jo vetëm të djathtës por Shqipërisë. Hapja do të thotë përfshirja e sa më shumë individëve, jo largim indivivësh. Për këtë duhet të reflektojë edhe Berisha dhe çdo i djathtë që do t’i shërbejnë Shqipërisë. Është e vetmja rrugë që opozita të ushtrojë trysni ndaj pushtetit qendror”- tha Mëlyshi.

Duke komentuar edhe ftesën e bërë ndaj Edi Ramës për të pirë kafe në Rrëshen, Mëlyshi tha se kërkonte bashkëpunim me Ramën duke qenë se është kryeministër i vendit.

“Kam të drejtë ti kërkoj kryeministrit bashkëpunimin. Kërkoj bashkëpunimin maksial jo për kryetarin por për mirditorët”- u shpreh mes të tjerash Mëlyshi.

Mirdita ishte e vetmja nga 3 bashkitë e qarkut Lezhë ku koalicioni Bashkë Fitojmë arriti fitoren me Albert Mëlyshin i cili arriti të siguronte 6357 vota përballë kandidatit të PS-së Ndrec Dedaj i cili mori vetëm 5156 vota.

Koalicioni Bashkë Fitojmë i Metës dhe Berishës pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke arritur tëfitojnë vetëm 7 bashki kundrejt 53 bashkive të PS-së. Disfata thellohet pas humbjes së Shkodrës dhe Tropojës që prej 30 vitesh njihen si bastione të djathta. Në këto dy bashki përveç kryebashkiakut, koalicioni Meta-Berisha nuk arriti të fitojë as numrin më të madh të këshilltarëve bashkiakë. Ndërsa PD zyrtare e cila pati vetëm 14 kandidatë zyrtarë për kryebashkiakë, nuk arriti të fitojë asnjë bashki.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fisnik: 20/05/2023 13:30

    Sot te jesh me Sali non graten sigurisht qe je shpellar.

    Përgjigju
  • Edi 25252: 20/05/2023 13:19

    Kryetari bashkisë Mirditë të kërkojë euro nga berisha e meta , për të rregulluar qytetin

    Përgjigju
  • Kolltuku: 20/05/2023 12:32

    Rama nuk vjen per kafe besoj maksimumi nje tas me groshë edhe vjen e konsumon sa per rrespekt ! Rama donte Shkodren dhe e mori kalane e Rozafes, Mirdita kete rast tregoj qe sikur nuk hyri turku nuk hyri dot as Rama ! Me siguri kjo tregon qe hekurudha nuk do futet nga Mirdita per ne Kosove por do kaloje nga Shkoder - Gjakove ! Gjithsesi nje tas me groshë edhe mund te konsumohet , kafet tani i ka pak e te rralla mesa duket i pari I vendit !

    Përgjigju
  • Arkitekti: 20/05/2023 07:54

    Ky duhet te jete promotori i bashkimit te opozites. Djale i ri, modest, mesues dhe pa para. Jane mesuar njerezit duke pare biznesmene ne politike. Ky tregoi se perballe mekanizmave te rames mund te fitoje dhe nje mesues i thjeshte.

    Përgjigju
  • Iris: 20/05/2023 03:10

    Z.Melyshi me duket person interesant,pak naiv ne lidhje me Berishen,por ka potencial si i moderuar.Ndoshta nje dite mund te kaloje me PD.Ftesa per bashkepunim me Ramen tregon se kemi te bejme me nje oportunist klasik,(jo e thene ne kuptimin negativ).Po punojti mire ky ka potencial per t'u rizgjedhur dhe per karriere politike.

    Përgjigju
  • grejs: 19/05/2023 22:37

    O maloku do pije kafe Edi me ty.

    Përgjigju
    • Sala: 20/05/2023 12:12

      O Grejso te hengrrt goja m.... sa bukur e ke thane

    • Anir: 19/05/2023 23:41

      S'e dijme kush eshte maloku, ai nje njeri i civilizuar me plane per Mirditen, apo ti qe futesh dhe qe shan.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?