“Fitoj 9 mijë euro deri edhe 30 mijë në një muaj! ” Rrëfimi i eskortës 23-vjeçare në Tiranë

23 Mars, 10:15| Përditesimi: 23 Mars, 10:21

  • Share

Eshtë 23 vjeçe dhe prej disa kohësh jeton në Shqipëri. Puna e saj është eskortë, dhe fiton, në rastin më të keq 4 ose 5 mijë euro, dhe në rastin më të mirë, fiton 8-9 mijë euro.

Pwr Megi Pojanin, në “MeKast” në Top Channel, rrëfen sesi e nisi dhe pse ka zgjedhur ta bëjë.

– Të pëlqen kjo punë?
– Më pëlqejnë paratë. 300 euro për një muaj, i jap diçka kompanisë, por marr 250 të pastra. Ka raste kur marr më shumë kur më le bakshish klienti dhe bëj diçka ekstra.

– Sa djem takon në ditë?
– 8
– Lodhesh në fund të ditës?
– Sigurisht, dua vetëm gjumë. Është lodhje fizike.

– Pjesa më e madhe janë të lidhur, të martuar, apo beqar?
– Janë 60 me 40, 60% beqar. Të rinj e beqar. Në fillim kur erdha këtu i pyesja se përse e bënin kur mund të gjejnë pa para. Më thonin është më e lehtë, do shkoj në klub e do shpenzoj po kaq para, do humbas kohë dhe ndoshta nuk marr asgjë, këtu vij, paguaj dhe marr atë që dua.

– Ke burra të martuar të rregullt?
– Po, më pëlqejnë ata. Janë më të mirët, nuk të japin probleme, përdorin prezervativ. Nuk të japin probleme më vonë, nuk të shkruajnë, rrinë me mua, mbarojnë punë dhe shkojnë në shtëpi.

– I marrin në telefon gratë kur janë me ty?
– Po, ka raste dhe fëmijët.

– E hapin?
– Ndonjëherë po, ndonjëherë jo. Kisha një rast me një klient që më mori te një hotel afër zyrës. Kur e mori gruaja me kamera, u vesh shpejt dhe iku në zyrë, foli dhe u kthye prapë.

– Çfarë kërkojnë më shumë meshkujt shqiptarë në shtrat? Kërkojnë gjëra që nuk ua pranojnë gratë?
– Jo, kërkojnë veshje seksi dhe kaq. Kënaqen me faktin që është një person i ri, që nuk u lejohet dhe kaq.

– Mendon se je më e mirë dhe gratë apo të dashurat e tyre?
– Jo

– Po pse vijnë te ty?
– Meshkujt janë budallenj.

– E quan tradhti?
– Sigurisht, por unë prej tyre fitoj. /Top Channel

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?