Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis

‘Fitojnë me 200 mln euro borxhe’, De laurentis ‘thumbon’ Juventusin

23 Shkurt 2019, 13:53| Përditesimi: 23 Shkurt 2019, 13:57

  • Share

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis i njohur si një përsonazh karizmatik nuk ka ndenjur pa thumbuar ekipin e Juventusit në një intervistë të fundit për mediat italiane. I pyetur për ecurinë e bardhezinjve këtë sezon, Laurentis është shprehur:

“Më falni, për nëse jeni debitor prej 200 milionë eurosh në banka pasi keni nënshkruar me një lojtar, çfarë kuptimi ka fitorja. Ne do të vazhdojmë për recetën e duhur.”

Një përgjigjje që qartësisht i referohej blerjes së Ronaldos në verë, ndërsa më pas presidenti I Napolit komentoi edhe situatën e Sarrit te Chelsea, i cili është pranë shkarkimit.

“Nëse Sarri reziston në krye të Çelsit do të ishte argëtuese një përballje në Europa Ligë. I uroj të qëndrojë sa më gjatë dhe të ketë sukese.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?