Kevin Durant

Sport

Fitojnë Memphis, Detroit dhe Toronto! Kevin Durant futet në historinë e NBA

12 Shkurt, 16:04| Përditesimi: 12 Shkurt, 16:06

  • Share

Basketbolli elitar në SHBA, NBA zhvilloi katër ndeshjet e radhës në parket. Përballjet sollën edhe rekordin me mbi 30 mijë pikë të Kevin Durant. Sukses për Memphis, Detroit dhe Toronto.

Memphis triumfoi 119-112 ndaj Phoenix, në një ndeshje ku lojtarët e stolit të skuadrës mike realizuan 44 pikë (Desmond Bane me 20 pikë shënuesi më i mirë për miqtë).

Jashtë fushe fitoi edhe Toronto, që mundi 106-103 Philadelphia, ndeshje me rivalitet deri në fund. Barnes me 33 pikë u dallua për kanadezët, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Embiid për vendasit.

Triumfoi edhe skuadra e Detroit, që falë 24 pikëve të Beasley mundi thellë 132-92 Chicago. Sukses edhe për New York, që mundi 128- 115 Indiana jashtë fushe. Towns me 40 pikë dhe Hart me 30 u dalluan te miqtë.

Rekordi i Kevin Durant

Phoenix Suns pësuan humbjen e radhës në ndeshjen kundër Memphis Grizzlies, por njëri prej lojtarëve të ekipit nga Arizona kishte një arsye për të festuar.

Me 34 pikët e shënuara përballë Memphis, Kevin Durant kaloi 30.000 pikët e shënuara në karrierë duke u kthyer në lojtarin e tetë me më shumë pikë në historinë e NBA. Në fund të takimi ai mori edhe topin.  

Mes lojtarëve të cilët kanë të paktën 800 ndeshje, Durant renditet i katërti.

Renditja e pikashënuesve:

LeBron James: 41,623 pikë

Kareem Abdul-Jabbar: 38,387

Karl Malone: 36,928

Kobe Bryant: 33,643

Michael Jordan: 32,292

Dirk Nowitzki: 31,560

Wilt Chamberlain: 31,419

Kevin Durant: 30,008

Rezultatet:

Philadelphia - Toronto, 103-106

Indiana - New York, 115-128

Chicago - Detroit, 92-132

Phoenix - Memphis, 112-119

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?