Barcelona dhe Bayern fitojnë SuperKupën

Fitojnë Superkupat, Barcelona dhe Bayerni e nisin mbarë

13 Gusht 2018, 09:01| Përditesimi: 13 Gusht 2018, 09:07

  • Share

Në Superkupën e Spanjës Barcelona i bën një nisje shumë të mirë sezonit duke fituar trofeun.

Katalanasit që udhëhiqeshin nga kapiteni Leo Messi mposhtën 2-1 Sevillan në ndeshjen e luajtur në Tangeri. Sevilla kaloi e para në avantazh që në minutën e 9-të me Sarabia që mposht Ter Stegen.

Goli u anullua fillimisht për pozicion jashtë loje por u konfirmua nga VAR. Barcelona nuk dorëzohet dhe barazon me Pique 4 minuta nga fundi që shtyn në rrjetë një top të mbetur brenda zone pas një goditje dënimi.

Superkupën Barcelonës ia dha Dembele që në minutën e 78-të shënon një supergol. Francezi lëshon një “bombë” të vërtetë nga larg aty ku portieri nuk mund të arrijë. Megjithatë meritë të madhe ka edhe portieri i Barcelonës Ter Stegen që në minutat shtesë pret penalltinë e Ben Yedder. Barca është fituese e Superkupës së Spanjës.

Ndërsa në Gjermani Superkupën e ka fituar bayerni i Mynihut duke bërë të vetin trofeun e parë sezonal. Bavarezët mposhtën Eintrahtin e Frankfurtit 5-0 ndërsa njeriu i ndeshjes ishte Robert Lewandowski me tre gola. Dy golat e tjerë u shënuan nga Coman dhe Thiago Alcantara. Një fitore prej ishi për trajnerin e ri të Bayernit Niko Kovac.

Komento

Komente

  • Kafsha: 13/08/2018 09:24

    Po fotografi të Bayernit të madh pse nuk publikuat? Publikonit foto të Bajernit dhe përmendnit edhe Barcelonën! Ikni ore legena!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?