Opinion
Periferi

Fiton logjika dhe ligjshmëria apo arroganca dhe paligjshmëria?

21 Shkurt, 16:28| Përditesimi: 21 Shkurt, 16:31

  • Share

Është një luftë e gjatë dhe e lodhshme mes logjikës dhe ligjshmërisë dhe arrogancës, absurditetit dhe paligjshmërisë. Kjo luftë nuk ndodh vetëm sot, apo vetëm me lirinë e rrjeteve sociale; liri për t’u shprehur, liri edhe për të gënjyer. Është një luftë që është shfaqur në periudha të ndryshme të historisë së njerëzimit, qëkur njerëzit krijuan ndërgjegjen dhe bënë diferencën me pjesën tjetër të gjallesave frymore mbi Tokë.

Është vërtetëtuar, gjithësesi, se arroganca dhe paligjshmëria mund të kenë sukses në një afat të shkurtër duke shfrytëzuar përherë kaosin, frikën apo boshllëqet që krijohen nga një sistem tek tjetri. Historia ka treguar se kur shoqëria bashkohet për të mbrojtur principet e drejtësisë dhe të logjikës, forcat e kundërta me to, herët a vonë, rrëzohen.

Pyetja që mund të bëjmë sot është: Kush është i gatshmë të luftojë për ligjshmërinë dhe logjikën?

Për shembull, forcat progresiste shpesh rreshtohen në krah të ligjshmërisë dhe të logjikës, duke kërkuar përmirësimin e institucioneve, duke u përpjekur të bëhen gjithnjë e më të drejta dhe më efikase. E megjithatë, progresi nuk mund të garantohet vetëm nga një anë politike apo ideologjike. Historia ka treguar se edhe kush përkufizohet si progresist, në disa raste, mund të bjerë në kontradikta dhe të përdorë metoda të diskutueshme. Në fund të fundit, ajo që vlen me të vërtetë është se duhet ndërtuar një sistem në të cilin Drejtësia, logjika dhe e mira e përbashkët të jenë mbi prepotencën dhe paligjshmërinë, pavarësisht nga etiketat politike. Duket se, vlerat e logjikës dhe të drejtësisë, në thelb, pa dallim nga ngjyrat, i mishëronjë njerëzit e mirë dhe, njeriu i drejtë, ashtu si drejtësia dhe logjika, mund të humbë në kaosin e përkohshëm, mund të humbë një një kohë afatshkurtër,  për të qëndruar i përhershëm,  si boshti që mban në rrotullim shekullor, Tokën.

a.m./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?