Pamje nga ndeshja Torino-Napoli

Fiton Napoli dhe Lazio, Roma miqësohet me humbjen

23 Shtator 2018, 17:15| Përditesimi: 23 Shtator 2018, 17:22

  • Share

Napoli i Anchelotti-t e ka kaluar me sukses transfertën e vështirë të Torinos pasi ka fituar me shifrat 1-3 takimin e vlefshëm për javën e pestë të “Seria A”. Skuadra napolitane e nisi mjaft mirë sfidën pasi në minutën 4-r Insigne përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të zhbllokuar rezultatin. Pa kaluar shumë, sulmuesi i ardhur në verë, Verdi, do të dyfishonte rezultatin.

Torino me protagonist ‘bomberin’ Belotti do të reagonte në pjesën e dytë duke shkurtuar diferencat, por goli i dytë i Insigne-s që ishte i treti për Napolin në minutën e 59-t, vrau shpresat e vendasve për pikë si dhe vulosi rezultatin.

Ndërkohë Roma nuk di t’i ndalë rezultatet negative pasi është mposhtur nga Bolonja në transfertë me rezultatin 2-0. Goli i Matellios në pjesën e parë dhe Santander në pjesën e dytë kanë fundosur verdhekuqtë, të cilët pas 5 javësh kampionat kanë grumbulluar vetëm 5 pikë.

Takimi tjetër i “Seria A” mes Lazio-s dhe Genoa-s është mbyllur me shifrat 4-1, me kryeqytetasit që kanë marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?