Derbi me Dianamon i ka takuar Partizanit, që ka fituar me rezultatin 1-0 në ‘Air Albania’, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në një moment kritik për të kuqtë, por që ka zhytur në një krizë të thellë Dinamon.
“Ishte një fitore bindëse. Ishte një rikuperim i atij hapi jo të mirë që kemi bërë me Vllazninë pavarësisht se në këto 6 javët e fundit kemi një vazhdimësi të rezultateve pozitive. Ne nuk do përmendim fjalën titull, por do ta zëvendësojmë me rikuperim në tabelën e klasifikimit,”-tha Ilir Daja, trajner i Partizanit.
“E rëndësishme është loja, loja e mirë, pastaj vjen rezultati. Tirana është shumë para, por kampionati është i gjatë,”-u shpreh Gaz Demi, president i Partizanit.
Ndërkohë humbja e tretë radhazi në kampionat ka shtuar alarmin për largimin e trajnerit Shkëmbi nga Dinamo pavarësisht se drejtuesit kanë vendosur të mos bëhet asnjë ndryshim deri në fundin e këtij vit kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.
“E di që në këtë moment të vështirë, sidomos psikologjik, më e thjeshta është duke e kaluar me të shënuar i pari. Patëm 2-3 rastet tona por faktkeqësisht nuk realizuam. Vazhdojmë të gabojmë dhe të realizojmë gola për kundërshtarin,”-tha Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.
Me këtë fitore Partizani është ngjitur në vendin e 5 me 18 pikë, ndërsa Dinamo renditet e shtat me 5 pikë më pak. Sfida tjetër e ditës së hënë mes Teutës dhe Kukësit është mbyllur 0-0.