Sport

Fitore heroike, Kosova vijon ëndrrën drejt Botërorit, fiton në Suedi dhe blindon vendin e dytë në grup (VIDEO)

13 Tetor, 23:00| Përditesimi: 13 Tetor, 23:09

  • Share

Kosova ka arritur një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit kundër Suedisë. Përfaqësuesja dardane ia doli 0-1 në vendin nordik falë Fisnik Asllanit i cili realizoi në minutën e 32 dhe festoi me shqiponjë.

Për Kosovën kjo ishte fitorja e dytë radhazi ndaj të njëjtit kundërshtarë, pasi të njejtën gjë bëri edhe në Prishtinë.

Më këtë fitore Kosova blindon përkohësisht vendin e dytë me 7 pikë, 3 më pak se Zvicra e vendit të parë dhe 4 më shumë se Sllovenia.

Në grupin B ka ende edhe dy ndeshje për të mbyllur kualifikueset, ndërsa ekziston mundësia që Kosova në play of të luajnë kundër Shqipërisë.

Ndërkohë, me mijëra shqiptarë kanë mbështetur sonte Kosovën në Suedi. Në fillimin e ndeshjes u shpalos edhe një flamur gjigand kuqezi.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?