Erik ten Hag

Fitorja 3-4 'in-extremis', ten Hag: Pashë një Manchester United shumë naiv

2 Shkurt, 17:51
  • Share


Manchester United fitoi 3-4 kundër Wolves në transfertë. Sfida e Premier League nuk ishte e lehtë për 'Djajtë e Kuq', që shënuan golin e fitores në minutën e 90+7 nga Mainoo. Paçka avantazhit të fillimit me dy gola, United u barazua 3-3.

Për situatën në ekipin e tij, trajneri ten Hag tha se pa një ekip naiv.

“Duhej ta kishim menaxhuar shumë më mirë ndeshjen. Nuk mund të lejojmë që të ndodhin kaq shumë gabime, na duhet që në fushë të shfaqemi si lider. Tani për momentin kam një miks ndjesish sepse gjithsesi jam i lumtur për fitoren. Por, duhet ta lexojmë më mirë lojën, sidomos kur jemi në avantazh.

Duhet të menaxhojmë më mirë zotërimin e topit, e kuptoj që skuadra kërkon të shënoj gola, por nuk mund të lejojmë hapësira në prapavijë. Morëm shumë rrezik përsipër dhe më pas humbëm shumë topa. Ishim të zbuluar në kundërsulm dhe kundërshtari fitoi terren.

Duhet të nxjerrim mësime pasi nuk mund të jemi aq naivë, nuk mund të vrapojmë të gjithë përpara kur jemi në avantazh dhe thjesht na duhet të tregohemi të qetë e të lëvizim topin”, u shpreh ten Hag, holandezi i United.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Fitore për 'infarkt' në limite, Man. United i falet një 18-vjeçari! Triumfon 3-4 kundër Wolves


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?