Fitorja e Botërorit nga Argjentina solli urimin e kryeministrit Rama i cili shprehet se “pengu” i Messit për trofeun e munguar me Argjentinën erdhi me 'ndihmën' e Maradonës. Duke e cilësuar si ‘kupë e çmendur’, kreu i qeverisë u shpreh se Messi fitoi falë bekimit të mbretit të futbollit.
“Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell”- shkroi Rama.
Fotoja e publikuar nga kryeministri
Lajmi kryesor:
KATAR 2022/ Argjentina i merr 'kurorën' Francës dhe siguron trofeun e tretë pas 36 vitesh, amerikano-latinët mundin 'Gjelat' në finalen e Botërorit me penallti! Messi hyn në histori (VIDEO)
G.MO/S.Dh/ReportTv.al