Sport

Fitorja e dytë në epokën De Rossi, Roma triumfon 1-2 në udhëtim (VIDEO)

30 Janar 2024, 09:26| Përditesimi: 30 Janar 2024, 14:38

  • Share

Serie A e futbollit luajti ndeshjen e fundit për javën e 22-të. Në Salerno, Roma triumfoi 1-2 kundër vendasve të Salernitanës. Ky është suksesi i dytë radhazi për romanët në epokën Daniele De Rossi.

Pjesa e parë në stadiumin "Arechi" u mbyll pa gola, duke e lënë protagonizmin në fraksionin e dytë. Dybala në minutën e 51-të shënoi golin e parë, teksa u tregua i saktë nga penalltia. Me avantazhin e siguruar, Roma shënoi edhe golin e dytë me Pellegrimin, para se Kastanos të shkurtonte shifrat.

Edhe pse fundi ishte emocionues, DDR ia doli të marrë fitoren e dytë në stolin e Romës, në po kaq ndeshjes. Me 35 pikë, Roma mban vendin e pestë. Serie A kryesohet nga Interi me 54 pikë, një pikë më shumë se Juventusi ndjekës.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?