Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga momenti kur tifozët shqiptarë shpalosin dhe valëvisin flamurin kombëtar, në përmasa gjigande, gjatë ndeshjes së ekipit të Republikës së Kosovës dhe Suedisë, në stadiumin e kësaj të fundit.
Kosova ka arritur një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit kundër Suedisë. Përfaqësuesja dardane ia doli 0-1 në vendin nordik falë Fisnik Asllanit i cili realizoi në minutën e 32 dhe festoi me shqiponjë.
Për Kosovën kjo ishte fitorja e dytë radhazi ndaj të njëjtit kundërshtarë, pasi të njejtën gjë bëri edhe në Prishtinë.
Më këtë fitore Kosova blindon përkohësisht vendin e dytë me 7 pikë, 3 më pak se Zvicra e vendit të parë dhe 4 më shumë se Sllovenia.
“MIRËMËNGJES
dhe me flamurin gjigand që i priu mbrëmë fitores historike të Kosovës në fushën e Suedisë, ju uroj një ditë të mbarë”,- shkruan Trump.
Komente

Paska shkruar dhe Trump ore.. Kupton ti apo jo
Përgjigju