Formula 1

Fitorja e parë që prej 2021, Hamilton ia del përballë Verstappen në Çmimin e madh të Anglisë! Vendos rekord të ri

7 Korrik, 18:13| Përditesimi: 7 Korrik, 18:54

  • Share

Dy vjet e shtatë muaj pas fitores së tij të fundit, Lewis Hamilton rikthehet të fitojë një garë të Formula 1 duke triumfuar në çmimin e madh të Anglisë.

Në një garë plot kthesa dhe ku pilotimi u ndikua tej mase nga kushtet e motit Sir Lewis dhuroi spektakël parakalimesh, duke i rezistuar edhe rikthimit të Max Verstappen, i cili ia rrezikoi fitoren kur mbeteshin 4 xhiro nga fundi.

Kampioni në fuqi ia doli që të rrëmbente pozicionin e dytë nga Lando Norris, i cili përfundoi përpara shokut të skuadrës Oscar Piastri.

I katërti Carlos Sainz me Ferrarin ndërsa shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc bëri sërish një paraqitje për tu harruar duke mos hyrë në zonën e pikëve.

I pafat edhe George Russell, i cili kryesoi garën për disa xhiro por problemet mekanike e detyruan që të tërhiqej në mesin e saj.

Kështu Hamilton fitoi për herë të 9 në karrierë këtë garë, duke lënë pas Michael Schumacher si piloti me të cilin ndante rekordin për më shumë fitore në të njëjtën pistë (Silverstone).

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?