Erjon Braçe

Sport
Top 24

Fitorja e Partizanit, Braçe mesazh FSHF: Nuk di nëse 'qorri' është shqiptar apo i huaj, Trashi duhet të luajë për Shqipërinë

22 Shtator 2018, 08:26| Përditesimi: 22 Shtator 2018, 09:28

  • Share

Skuadra e Partizanit ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Flamurtarit të Vlorës. Pas fitores ka ardhur edhe reagimi i një prej tifoëzve më të flaktë të klubit, deputetit socialist Erjon Braçe.

Me anë të një statusi në Instagram, Braçe u ka thurur elozhe “demave të kuq” duke dhënë edhe sugjerimin e tij se Lorenc Trashi duhet të luajë për Kombëtaren.

Po ndaj vec nje nga ky bashkim; Lorenc Trashi duhet te luaj per Shqiperine! Nuk di nese “qorri” eshte shqiptar apo i huaj, por Trashi larg kombetares eshte dem i madh per Shqiperine fituese!

Erjon Braçe

Reagimi i plotë:

Suuuupeeeeer PARTIZANI!

Super ne fushe, super ne tribuna!

Mendje, taktike, force, shpirt, pasion, sakrifice, ekip-sup me sup mes shokesh, keshtu ne fushe;

Ngjyre e kuqe, pasion, kulture-asnje fyerje a sharje, ironi dhe te verteta,

keshtu ne tribuna.

Pafund i kenaqur nga deshira per te Fituar, te qenit te bashkuar!

Po ndaj vec nje nga ky bashkim;

Lorenc Trashi duhet te luaj per Shqiperine!

Nuk di nese “qorri” eshte shqiptar apo i huaj, por Trashi larg kombetares eshte dem i madh per Shqiperine fituese!

Komento

Komente

  • Emigranti: 22/09/2018 18:36

    Mire e ke o Brace! Ju gjykoni si tifoz apo si specialist futbolli!!! Nuk eshte vetem Trashi por ka dhe shume te tjere ne vendin tone pra ata qe lozin ne superiore,por trainieret e huaj jane te fiksuar pas lojtareve qe lozin jashte./ Persa i perket Partizanit tend e timit eshte skuader e mire por tifozat (GUERILS) nuk me pelqejne jo vetem nga emri por dhe nga veprimet qe bejne gjate ndeshjeve.

    Përgjigju
  • tifozi: 22/09/2018 09:04

    vetem kulture qe nuk kishte ne stadium dhe nuk ka per te pasur ndonjehere, vetem sharje fyerje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?