Donald Trump dhe Elon Musk
Pas fitores së Donald Trump, pasuritë e 10 njerëzve më të pasur në botë, një listë e dominuar nga miliarderët amerikanë të teknologjisë së lartë, u rritën në mënyrë rekord.
Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, 10 miliarderët më të mëdhenj në botë fituan gati 64 miliardë dollarë dje, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i indeksit në vitin 2012.
Elon Musk , personi më i pasur në planet, shënoi rritjen më të madhe me një shtesë prej 26.5 miliardë dollarësh, për pasurinë e tij, e cila tani është 290 miliardë dollarë.
Përfitues të tjerë ishin Bezos, themeluesi i Amazon dhe personi i dytë më i pasur në botë, i cili i shtoi 7 miliardë dollarë pasurisë së tij prej afro 230 miliardë dollarësh dhe Larry Ellison, president i kompanisë softuerike Oracle, historikisht një mbështetës republikan, i cili e rriti pasurinë e tij me 9 miliardë dollar, në 193 miliardë dollarë.
Anëtarë të tjerë të dhjetëshes së parë, pasuria e të cilëve u rrit, përfshijnë bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill Gates, ish-CEO i Microsoft, Steve Ballmer, dhe bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe
Lajmi kryesor:
Fitorja e Donald Trump, Biden mesazh kombit: Ne e pranojmë zgjedhjen e njerëzve, nuk mund ta duash vendin vetëm kur fiton
K.M/ReportTv.al