Ervin Salianji

Fitorja e Trump/ Salianji letër nga qelia: Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm! Edhe në Shqipëri ka sulme dhe tentativa për të asgjësuar kundërshtarin

17 Nëntor, 12:23| Përditesimi: 17 Nëntor, 15:46

  • Share

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka shkruar nga qelia një letër në lidhje me fitoren e Donald Trump si president i SHBA-ve.

Sipas Salianjit, Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës. Ai shkruan se fitorja e Trump ishte e jashtëzakonshme.

'Edhe pse po bëhen ditë nga votimi dhe publikimi i rezultatit duket sikur Donald Trump i fiton zgjedhjet sërish çdo orë që kalon. Kjo jo vetëm prej legjitimitetit të madh që ka korrur, prej diferencës së thellë, po dhe prej emërimeve! Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm kur përballë kishte një kandidate energjike, më të re, të mbështetur masivisht dhe me një fushatë të energjizuar me grumbullim fondesh si asnjëherë dhe me mbështetje masive të një konglomerati elitash e vipash vanitozë, strukture propagande të mirëoganizuar influencimi me lobingje e sondazhe, çka e rriste orientimin e publikut ndaj saj', shkruan ai.

Ish-deputeti deklaron se ashtu si në SHBA, edhe në Shqipëri ka sulme dhe tentativa për të asgjësuar kundërshtarin, të cilat nuk duhet të dekurajojnë qytetarët.

Ka ngjashmëri të realiteteve politike dhe elektorale të SHBA me ne këtu. Po kështu në Tiranë, industria e propagandës dhe e manipulimit të realitetit, e ndikimit të opinionit nëpërmjet mediave dhe sondazheve, tenton të paracaktojë rezultatet dhe ka një axhendë armiqësore, agresive ndaj opozitës. Po kështu përndjekja gjyqësore e kundërshtarit. Sulmet dhe tentativat për asgjësim me mjete ekstrapolitike. Natyrisht, veçantia jonë është ndoshta unike në botë, sepse Opozita këtu duhet të përballet, përveç të gjithave, edhe me bandat dhe krimin e organizuar që janë aleatët e ngushtë të qeverisë. Debati i Trump tregoi se asgjë nuk është e pamundur', tha ai. 

Në fund të letrës, Ervin Salianji shkruan se Shqipërinë duhet ta heqim nga kthetrat e krimit.

'Ne e kemi edhe më të thjeshtë. Nuk kemi nevojë ta bëjmë Shqipërinë të madhe dhe një herë. Na duhet vetëm ta bëjmë vend normal, ta ruajmë, ta shpëtojmë nga autokrati malinj dhe ta heqim nga kthetrat e krimit', shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironci: 17/11/2024 13:39

    me maskara se ty ska tjeter kokerr mashtrusi kujtoni se i plasi trumpit ke ju,, edhe ke baba jot salihu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?