Fitorja e Vuçiç, Von Cramon: Konstatuam shumë parregullsi

19 Dhjetor 2023, 18:49| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 22:18

  • Share

Eurodeputetja Viola von Cramon ka kërkuar hetim të proçesit zgjedhor në Serbi, ku në rolin e vëzhgueses nga delegacioni i Parlamentit Europian, thotë se janë konstatuar parregullsi të shumta.

“Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve dhe para saj, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës”, tha Von Cramon.

Ajo tha se ishte dëshmitare që u sollën votues nga etniteti i Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina.

“Ne pamë raste të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve. Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat në BE, i cili negocion anëtarësimin në BE”, tha eurodeputetja.

Për këto arsye, ajo tha se nevojitet një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë.

Serbia ndërkohë u përfshi nga protesta të shumta, nga opozita dhe mbështetës të saj që kërkuan anulim të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Demonstruesit para hyrjes së institucionit qendror zgjedhor bënë thirrje kundër rezultatit të zgjedhjeve dhe hodhën vezë, domate dhe letra higjienike në drejtim të ndërtesës së komisionit. Drejtuesit e opozitës parandaluan zhvillimin e ndonjë incidenti të madh, duke i bërë thirrje turmës që “të mos binte në provokime”, dhe të qëndronte e qetë.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?