Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga takimi me shqiptarë në Londër, ka kërkuar votën e tyre. Ai tha se opozita duhet që të lirohet nga pengmarrësit.
'Nëse ju shqiptarët e botës së lirë do të merrni pjesë masivisht në zgjedhje, për Shqipërinë 2030 në BE, përballja e ardhshme elektorale nuk do të jetë vetëm vendimtare, por përfundimtare, pa kthim pas për progresin dhe shtetbërjen . Fitorja jonë nuk duhet dhe nuk do të jetë fitorja e radhës së një partie ndaj të tjerave por triumfi i një vizioni për botën, i një kuptimi për vlerat njerëzore të respektit. Ju ju qëllojnë të jeni pranë e njëri të ketë socialist e tjetri demokrat, por nuk i suleni në fyt njeri-tjetrit por i jepni dorën dhe mbështesnin. Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë jo një fitore vendimtare, por përfundimtare edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit për hallet e disa udhëheqësve të diskretituar nga historia”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
S.B/r.k./ReportTv.al