George Ilenikhena

Fitorja kundër Barcelonës, talenti i Monacos thyen rekordin e Mbappe

20 Shtator, 12:45| Përditesimi: 20 Shtator, 12:50

  • Share

Monaco fitoi të enjten 2-1 kundër Barcelonës në turin e parë të Champions League. Tri pikë skuadrës nga Principata ia dha talenti nigerian George Ilenikhena. 18-vjeçari u fut në pjesën e dytë dhe ia doli të mposhtë Ter Stegen.

George Ilenikhena është bërë kështu golashënuesi më i ri në histori të Monacos në garën elitare evropiane të klubeve.

Por, goli i tij nuk është thjesht goli i fitores. Duke shënuar kundër Barçës, Ilenikhena theu një rekord të vendosur nga Kylian Mbappe te Monaco në vitin 2017, kur ai shënoi kundër Manchester City, për t’u bërë golashënuesi më i ri i Monacos në Ligën e Kampionëve.

Mbappe ishte 18 vjeç e 63 ditë kur vendosi rekordin te Monaco, ndërsa Ilenikhena është një muaj më i ri sesa francezi kur shënoi golin e parë. Ilenikhena u emërua më vonë lojtari i ndeshjes duke marrë çmimin ‘MVP’.

George Ilenikhena

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?