Goli i Fatjon Bunjakut në pjesën e dytë i dha fitoren Elbasanit kundër Dinamos dhe njëkohësisht vendin e parë në Superligë pas 3 javëve të para kampionat.
“Çunat treguan cilësi, treguan shumë karakter dhe ne jemi shumë të lumtur. Jemi në vendin e parë, por kampionati është shumë i gjatë. Sot s’më kanë kënaqur vetëm fitorja dhe pikët, por edhe lojtarët nga pankina,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Elbasanit.
“Goli im i parë me fanellën e Elbasanit. Ia dedikoj të gjithë tifozëve të Elbasanit dhe trajnerit që ka besuar tek unë,”-tha Fatjon Bunjaku, futbollist i Elbasanit.
Sfida tjetër e ditës së dielë mes Teutës dhe Vorës u mbyll me shifrat 1-1, ndërsa më herët Tirana barazoi me të njëjtin rezultat kundër Flamurtarit, Egnatia fitoi 0-1 kundër Bylisit, ndërsa Vllaznia mposhti 4-1 Partizanin.
Pas 3 ndeshjeve të para Elbasani udhëheq renditjen me 7 pikë, 1 më shumë se Vllaznia dhe 3 më shumë se Partizani i vendit të tretë, ndërsa nga Teuta e vendit të shtatë deri te Tirana e vendit të 10, katër skuadra kanë nga 2 pikë.
Komente
