Sport

Fitorja kundër Elbasanit, Brdaric: S'rrezikoja shkarkimin, mendoj vetëm për Vllazninë! Gvozdenovic i zhgënjyer pas humbjes

9 Dhjetor, 12:43| Përditesimi: 9 Dhjetor, 16:18

  • Share

Vllaznia u rikthye te fitoret pas dy disfatave, duke mposhtur 2-1 me përmbysje Elbasanin. Golit të miqve shkodranët iu përgjigjën me Dodajn dhe Çobën, duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve pas 17 javësh kampionat.

“Përfundimisht mund të them se ishte një fitore e merituar. Një falenderim shkon për lojtarët sepse në dy ndeshjet e fundit kemi vuajtur pak. Nuk mendoj se kjo ndeshje rrezikonte pozicionin tim, por tani dua të shoh para. Të fitojmë çdo ndeshje qe të kthehemi në majë,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

“Sot shumë i kënaqur për golin, por më shumë për fitoren e ekipit,”-tha Mehdi Çoba, futbollist i Vllaznisë.

Debutimi nuk shkoi aspak mirë për trajnerin e Elbasanit Ivan Gvozdenovic, i cili nuk e fshehu mërzinë pas ndeshjes.

“Për mendimin tim ne e humbëm ndeshjen kur ishte një rast i pastër për, me Gjonin. Ishte një kundër një me portierin kur rezultati ishte 0-1 dhe nëse shënonim do ta fusnim në shumë vështirësi Vllazninë,”-deklaroi Ivan Gvozdenovic, trajner i Elbasanit.

Vllaznia ndodhet në vendin e 4 me pikë të barabarta me Dinamon, që po të dielën barazoi pa gola kundër Laçit. Ndeshja tjetër mes Egnatias dhe Skënderbeut u fitua 1-0 nga rrogozhinasit. Lushkja realizoi për 3 pikët me penallti, duke siguruar suksesin e 3 në 4 ndeshjet e fundit.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?