Kombëtarja e futbollit, Shqipëri 1-0 Letoni në 'Air Albania', 9 shtator 2025

Sport

Suksesi kundër Letonisë, Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s! Ngjitje edhe për Kosovën

11 Shtator, 09:09| Përditesimi: 11 Shtator, 09:20

  • Share

Fitorja 1-0 kundër Letonisë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, i ka dhënë Kombëtares disa pikë shtesë që e kanë bërë të ngjitet me një pozicion në renditjen botërore. Tanimë kuqezinjtë e Sylvinhos e shohin veten në pozitën e 67-të, duke kaluar Gjeorgjinë.

Në përditësimin e ri që pritet pas një jave, FIFA do zyrtarizojë vendin e ri të Shqipërisë. Edhe pse diçka e tillë nuk ndikon në garë, pikët e fituara në FIFA na japin një pozicion falë rezultateve në fushë.

Kujtojmë se trajneri Sylvinho e mori ekipin nga Edy Reja në pozitën e 68-të, teksa rezultatet e vitit të fundit e kishin lënë në vendnumëro.

Ndërkohë, ajo që bie në sy për renditjen e re të FIFA-s pas ndeshjeve të shtatorit, është pozicioni i ri i përfaqësueses së Kosovës, që ka vendosur rekordin e radhës në ngjitjen e saj graduale të viteve të fundit. Falë suksesit 2-0 me Suedinë, tashmë Kosova mban vendin e 91-të.

Renditja e Kombëtares

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?