Kombëtarja shqiptare

Sport

Fitorja kundër Letonisë, Kombëtarja ngjitet dy shkallë në FIFA! Kosova vijon me rekordin, Argjentina humbet kreun

18 Shtator, 10:56| Përditesimi: 18 Shtator, 11:28

  • Share

FIFA ka publikuar këtë të enjte përditësimin për renditjet e skuadrave kombëtare. Falë fitores 1-0 kundër Letonisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në Grupin K, kombëtarja shqiptare ndodhet në pozicionin e 66-të, duke fituar dy pozita nga hera e fundit. Me 1380.66 pikë, kuqezinjtë lënë pas Emiratete e Bashkuara Arabe, Gjeorgjinë apo Finlandën.

Renditja e Shqipërisë

Nga ana tjetër, Kosova vijon të bëjë arritje historike, duke u pozicionuar në vendin e 91-të, për herë të parë. Fitorja 2-0 kundër Suedisë u ka dhënë 'Dardanëve' një ngjitje me katër pozita në FIFA.

Renditja e Kosovës

Spanja kryeson renditjen për herë të parë që nga viti 2014

Ndërkohë është Spanja që merr vendin e parë në renditje, duke zbritur nga kreu pas afro tre vitesh Argjentinën, kampione në fuqi të botës. Franca ndodhet në vendin e dytë, ndërsa Argjentina vetëm në pozitën e tretë në botë. Më pas vijnë Anglia, Portugalia, Brazili, Holanda, Belgjika, Kroacia dhe Italia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?