Parada ushtarake në Rusi

Bota

Fitorja mbi nazizmin/Rusia nxjerr armët moderne, Putin paralajmëron perëndimin (FOTO)

9 Maj 2018, 15:01| Përditesimi: 9 Maj 2018, 15:27

  • Share

Rusia ka kremtuar sot përmes një parade ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës ditën e fitores mbi nazizmin. Vladimir Putin, dy ditë pasi u betua si president i Rusisë edhe për një mandat tjetër 6-vjeçar, paralajmëroi se paqja në botë është shumë e brishtë. 

Rusia tregoi arsenalin e saj moderne të cilat do t’i paraqesë sivjet në Sheshin e Kuq në paradën e përvitshme “Dita e Fitores” në Moskë. Presidentit rus iu bashkuan zyrtarë të huaj përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu apo Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Në një fjalim në këtë ngjarje solemne, Putin paralajmëroi: “Njerëzimi duhet ta kuptojë se paqja në botë është shumë e brishtë. Rusia është e hapur për dialog në të gjitha aspektet për sigurinë globale”. Në paradën e përvitshme do të kujtohen miliona ushtarë e civilë rusë që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste.

Komento

Komente

  • Brisku: 09/05/2018 17:54

    Ky të rruan lesht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?