Edi Martini, trajneri i Vllaznisë

Sport

Fitorja me përmbysje, Edi Martini: Kishim halle, Vllaznia nuk mbrohet në Islandë

25 Korrik, 08:32| Përditesimi: 25 Korrik, 08:34

  • Share

SHKODËR - Vllaznia fitoi 2-1 me përmbysje të enjten në "Loro Boriçi" kundër Vikingur Reykjavik, në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League. Golit të Gunnarsson shkodranët iu përgjigjën me Melos Bajramin dhe Esat Malën në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes për mediet foli edhe trajneri Edi Martini. Numri një i pankinës kuqeblu tregoi se kjo ishte një fitore karakteri, pasi të tijtë kishin disa dëmtime dhe mungesa. Martini shkoi më tej duke thënë se një javë më vonë në ndeshjen e kthimit në Islandë, të tijtë nuk do të mbrohen.

“Jam i lumtur për djemtë se nga sekonda e parë, deri në të fundit dhanë maksimumin. Ishim me shumë halle e peripeci. Si Krymi e Sala janë tre ditë spitaleve, njëri me serume e tjetri me gjilpëra. Kishim Qaton e dëmtuar, çdo ditë ndryshoja ritmin e formacionin e derisa arritëm të marrim këtë fitore që përgëzoj djemtë, se të luash me një ekip islandez me formën që ka duke i presuar nga e para te e fundit, është nga besimi që kanë djemtë.

Ndeshja e kthimit? Kemi një javë kohë, mjaftueshëm për të rikuperuar energjitë e humbura, se shpenzuam shumë. Shohim edhe dëmtimet si do jenë, por nuk do shkojmë të mbrohemi. Kualifikimi është shumë i vështirë, ne i zgjuam nga gjumi rivalët dhe do na sulmojnë, por duhet të gjejmë një strategji për të fituar edhe atje", tha Martini.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?