Faulli i padhënë në dëm të Asllanit

Sport

Fitorja me përmbysje në finale, polemika për golin e Milanit! Ish-arbitri i FIFA: Ka faull në dëm të Asllanit

7 Janar, 10:01| Përditesimi: 7 Janar, 10:03

  • Share


Fitorja me përmbysje e Milanit në finalen e Superkupës kundër Interit (2-3) nuk ka kaluar pa polemika. Pas përballjes në "Mediaset" u fol edhe për rastet e diskutueshme, me ish-arbitrin e FIFA-s, Graziano Cesari që tha se në aksionin e golit të parë të Milanit kishte një faull në dëm të Asllanit nga Morata.

“Arbitri Simone Sozza bëri disa gabime kur loja u bë më e vrullshme në pjesën e dytë. Inzaghi u ankua për golin e parë të Milanit. Protestat vijnë edhe nga Barella. Minuta është 50', me Interin 2-0. Sozza lëviz drejt fundit të fushës dhe nuk shikon çfarë ndodh mes Asllanit dhe Moratas, pastaj vazhdon dhe sheh faullin ndaj Leaos që është i drejtë. Në rregull këtu dhe e saktë. Faull ndaj Asllanit, Morata nuk godet topin, por këmbën e lojtarit të Interit. Por Sozza u kthye dhe nuk e pa", tha Sozza.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milani përmbysi 2-3 Interin dhe fitoi Superkupën e Italisë, Asllani notë kaluese


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?