Gjithçka ishte e lehtë për Juventusin në debutimin e tyre në Kupën e Botës për Klube dhe trajneri Igor Tudor mund të jetë i kënaqur pas fitores 5-0 ndaj Al Ain. "Jam i lumtur, ata shtynë në fillim, ne reaguam në mënyrën e duhur. Rezultat i mirë, na jep besim. Një fillim i mirë", tha trajneri i Juventusit.
"Luajtëm mirë, në pjesën e dytë thoja të ngadalësonim pak ritmin me këtë nxehtësi, të përpiqeshim t'i menaxhonim gjërat pak më shumë. Mund të kishim bërë më mirë, por është një rezultat i rëndësishëm, sepse kjo skuadër ka cilësi, ka lojtarë interesantë", shtoi ai.
Për gjendjen fizike ai tha: "Luajmë kështu, përpiqemi të shkojmë përpara, pastaj nuk është as e lehtë ta menaxhosh këtë gjë, të ngadalësosh pak në fund, sepse janë mësuar ta kalojnë topin përpara. Por është mirë".
Për lojtarët në veçanti: "Conceiçao është mirë, Randal Kolo Muani është mirë gjithashtu, janë lojtarë që po luajnë. Jam gjithashtu i lumtur për Gattin, për Koopmeiners, të dy kanë disa minuta që u duhen për të luajtur pas një pushimi të gjatë. Në rregull, një fillim i mbarë".
Më shumë minuta për Gattin: "Ai nuk ka më dhimbje, falë Zotit. Është një lojtar i rëndësishëm, është i rëndësishëm në goditjet standarde, veçanërisht në pozicionin qendror, ku zakonisht ka një sulmues të fortë. Është e rëndësishme ta kemi mirë", tregoi Tudor.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi me '5 yje', shkërmoq rivalët në Kupën e Botës për Klube
S.Dh/ReportTv.al