Fitorja minimale dhe loja jo e mirë, Zekic: Asgjë s'ka mbaruar, na duhet përqëndrim

26 Korrik 2023, 09:43| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 15:39

  • Share

Partizani fitoi dje 0-1 kundër Atletic D'Escaldes në Andorra, për ndeshjen e parë në turin e II kualifikues të Conference League. Një gol i Mba në minutën e 53 vendosi duelin, teksa të kuqtë vuajtën në shumë momente, ndryshe nga sa ishte parashikuar se përballja do ishte e lehtë.

Tanimë në 1 gusht kualifikimi do vendoset në Shqipëri në ndeshjen e kthimit, me trajnerin e të kuqve, Zoran Zekic, që nuk ishte i kënaqur me lojën e të tijve. Diçka të tillë kroati e përmendi edhe në konferencën pas ndeshjes.

"Largoheni me një rezultat pozitiv nga Andorra...

Po, mendoj se kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Përpara se të luanim këtë ndeshje dukej gjithçka e lehtë, por sot kundërshtari nuk rezultoj aspak i tillë. Patëm mjaft shanse për të shënuar deri në fund për ta mbyllur ndeshjen, nuk ai arritëm dhe e vuajtëm disi. Mendoj që është normale pasi sapo kemi filluar të punojmë dhe kemi ende shumë gjëra për të bërë.

Sot i kënaqur me fitoren apo me lojën?

Kemi diskutuar shumë për mënyrën e lojës, por sot mendoj se nuk kemi zhvilluar një lojë të mirë taktikisht. Edhe fizikisht nuk kemi qënë aty ku duhet.

Tashmë kualifikimi do të vendoset në Tiranë?

Sigurisht, nuk duhet ta mendojmë se çdo gjë ka mbaruar dhe në ndeshjen e kthimit do të jetë gjithçka më e lehtë. Kemi parë mjaft përmbysje rezultatesh. Ajo që është më e rëndësishmja është të përqëndrohemi seriozisht për të luajtur një ndeshje të rëndësishme", tha kroati.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?