Goce Sedloski, trajneri i Vllaznisë

'Fitorja na sjell kënaqësi', Sedloski: Vllaznia do tri pikët me Partizanin

20 Maj 2023, 16:25| Përditesimi: 20 Maj 2023, 16:26

  • Share

Partizani dhe Vllaznia luajnë nesër në 16:00 në "Arena e Demave" në kryeqytet. Shkodranët kërkojnë tri pikët, për të kërkuar një vend në Europë. Para ndeshjes së javës së 34 në Superligë, trajneri i Vllaznisë Goce Sedloski tha se të tijtë kërkojnë tri pikët ndaj një kundërshtari të fortë.

"Si fillim pas ndeshjes me Teutën kemi pushuar mjaftueshëm, kemi filluar stërvitjen një ditë pas ndeshjes. Përpara nesh kemi një kundërshtar të fortë që lufton për titull, ndërsa ne normalisht luftojmë për tjetër gjë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Secili prej nesh ka qëllimet e veta, por ne duhet t’i luajmë ndeshjet e mbetura në mënyrën më të mirë të mundshme, duke filluar që nesër për të tentuar një rezultat pozitiv.

Partizani është një kundërshtar i fortë, por ne kemi qëllimet tona. Nuk mund të ndërmarr ndonjë vendim për skuadrën pasi ne luajmë çdo tre ditë. Në këtë situatë është e vështirë, por duhet ta kenë parasysh të gjithë lojtarët që ndeshja luhet për 95 minuta dhe duhet të japin maksimumin nga vetja dhe mendoj se këtë do ta bëjnë”, tha Sedloski.

 Trajneri ka vlerësuar kundërshtarin, teksa ka treguar se çdo pikë është e rëndësishme.

"Ne jemi të përgatitur për ndeshjen ndaj Partizanit. Kjo gjithsesi do të varet edhe nga mënyra se si do të luajë kundërshtari, por ne do të shohim vetëm paraqitjen tonë. Është herët të flasësh për rezultatin, por çdo pikë është e rëndësishme. Nesër do të fitojë ai që jep më shumë nga vetja", tha trajneri i Vllaznisë mes të tjerash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?