Gledi Mici dhe Bledi Shkëmbi

Sport

Fitorja në derbi, mbijetesa dhe ndeshjet e dyshimta! Shkëmbi dhe Mici: Tirana lufton në fushë

8 Prill, 12:51| Përditesimi: 8 Prill, 13:08

  • Share

Pas 10 ndeshjesh, në një moment kur presioni ishte rritur shumë për shkak se renditej e fundit, Tirana ka arritur të fitojë derbin e kryeqytetit kundër Partizanit. Bardheblutë ia dolën me rezultatin e thellë 3-0 në Arenën Kombëtare, që e ngjiti në vendin e 9 me 35 pikë, po aq Teuta e vendit të tetë dhe 1 pikë më pak se Bylisi dhe Skënderbeu që gjithashtu rrezikojnë rënien.

“Ne kemi qenë në një gjendje jo të mirë me rezultate. Nuk dua të ankohem, por përgëzoj djemtë. Shpresojmë të vazhdojmë në të ardhmen dhe të ecim për të dalë nga kjo baltë ku jemi zhytur të gjithë bashkë, nga unë e deri tek i fundit,”-u shpreh Refik Halili, president i Tiranës.

“Do të doja që kjo fitore për klubin, për tifozët, të vinte më shpejt. Ky gëzim të zgjasë pak. këtë iu kam thënë edhe futbollistëve: ‘nuk ka përfunduar se fituam derbin’. Shumë të rëndësishme 3 pikët, por asgjë s’ka mbaruar sepse jemi në një situatë jo të mirë dhe duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që bëmë sot,”-tha Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.

Në javët e fundit të Superligës është folur shumë për tolerime ndeshjesh, që shkonin kundër Tiranës.

“Besoj se nuk më takon mua si lojtar të merrem më këto rezultate, nëse ka, sepse nuk jam i sigurtë, por puna jonë është të përqëndrohemi te ekipi ynë, të marrim rezultatet, sepse në fund të fundit e kemi vetë në dorë,”-tha Gledi Mici, futbollist i Tiranës.

Me këtë disfatë Partizani rrezikon sëriozisht zonën ‘final-four’, pasi 3 javë nga fundit kampionatit Elbasani i vendit të pestë, që fitoi 1-2 kundër Egnatias, ka vetëm 1 pikë më pak se të kuqtë.

Ora 13:05
Turpi pas derbit, futbollistët e Tiranës nxijnë fitoren! Shajnë në kor Partizanin (VIDEO)

 

Futbollistët e Tiranës kanë kaluar limitet pas fitores në derbi. Në entuziazëm e sipër, teksa festojnë me tifozët, ata nuk kursejnë koret me fjalë ofenduese kundër Partizanit. Nëse për tifozët mund të mbyllet një sy, krejt e kundërta mund të thuhet për futbollistët, të cilët duhet të jenë shembull jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Kjo video me shumë gjasë do të shërbejë edhe për marrjen e masave nga Komisioni i Disiplinës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 08/04/2025 15:36

    Jan zogj te rinj.e rini rini do te thot naivitet.i rrembejn shkallet e stadiumit skan faj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?