Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj

Fituan gjyqin me Arta Markun, KLP vendos më 7 Janar nëse do ta pranojë apo do ta ankimojë vendimin

28 Dhjetor 2018, 15:50| Përditesimi: 28 Dhjetor 2018, 18:00

  • Share

Dy prokurorët Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj pasi fituan gjyqin me eproren e tyre Arta Marku në Administrative kërkojnë të rikthehen pranë Krimeve të Rënda në Tiranë. Kjo kërkesë e cila është shqyrtuar këtë të premte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ska marrë pëlqimin e shumicës së anëtarëve për të dalë në një vendim dhe është lënë të rishqyrtohet më 7 Janar 2019.

Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj pas përplasjes për dosjen Shullazi u transferuan në Berat e Pogradec, ndërsa pas padisë në gjykatë ata fituan pasi gjykata shpalli të paligjshëm urdhërat e Arta Markut.

Paçka vendimit të shkallës së parë deri në vendimin final të KLP-s apo të një vendimi të Gjykatës së Apelit Adminsitrativ në rast ankimimi prokurorët do të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën në Berat e Pogradec. Report Tv ka mësuar se zyrat e KLP-s do të atashohen në katin e 6 të ministrisë së drejtëissë aty ku dikur kanë qenë zyrat e avokatisë.

Për më shumë detaje lidhur me fitimin e gjyqit në Gjykatën Administrative nga prokurorët ‘rebelë’ (LEXO KËTU)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?