Alassane Ouattara duke pritur heronjtë e Bregut të Fildishtë

Fituan Kupën e Afrikës, lojtarët e Bregut të Fildishtë marrin vila dhe mbi 76 mijë euro shpërblim

14 Shkurt, 22:13| Përditesimi: 14 Shkurt, 22:16

  • Share

Pas nëntë vitesh pritje, Bregu i Fildishtë fitoi Kupën e Afrikës në një finale dramatike dhe me përmbysje 1-2 kundër Nigerisë, të dielën e kaluar. Presidenti i Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara u dhuroi të gjithë lojtarëve të ekipit kombëtar të futbollit dhe stafit të cilët fituan Kupën e Kombeve Afrikane (AFCON) 50 milionë franga CFA (76,224 euro) dhe një vilë me vlerë të njëjtë.

Lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët u pritën nga kreu i shtetit, Alassane Ouattara, për një pritje në Pallatin Presidencial. "Elefantët" fitimtarë, kampionë të Afrikës morën medalje nga Ouattara dhe secili anëtar i skuadrës mori një shpërblim monetar.

Në Urdhrin Kombëtar të Meritave të vendit, zyrtarët e ekipit morën gradën komandant, ndërsa trajnerët dhe lojtarët u emëruan 'Chevalier' dhe oficerë. Presidenti tregoi mirënjohjen dhe mbi të gjitha besimin ndaj këtij ekipi, i cili tregoi guxim dhe qëndrueshmëri gjatë gjithë Kupës së Kombeve të Afrikës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?