Futbollistët e Spanjës pas dhuratës

Fituan Ligën e Kombeve, futbollistët e Spanjës shpërblehen me 214 kilogramë domate

27 Qershor 2023, 09:45| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 09:50

  • Share

Spanja mundi me penallti Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve, duke fituar një trofe në futboll pas 11 vitesh. Festa ka qenë e madhe për spanjollët, teksa nuk kanë munguar as shpërblimet e veçanta për futbollistë të ndryshëm.

Veç shpërblimeve nga UEFA dhe Federata Spanjolle e Futbollit, 3 futbollist të Spanjës kanë marrë një shpërblim më të veçantë. Gavi, Jesus Navas dhe Fabian Ruiz kanë marrë një dhuratë simbolike nga qyteti i tyre i lindjes.

Të tre futbollistët kanë lindur në Los Palacios y Villafranca. Ata janë shpërblyer me 214 kg domate, nga të cilat 65 kg i ka marrë Navas, 67 kg domate për Gavin si edhe 82 kg për Fabian Ruiz.

Treshja ka dalë në ballkonin e bashkisë për të përshëndetur banorët dhe ka marrë dhurata mjaft të pazakonta.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?