Atletia Luiza Gega

Fituan medalje në Lojrat Mesdhetare, shpërblimet për sportistët shqiptarë! Luiza Gega e para

5 Korrik 2022, 16:25| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 16:27

  • Share

Në Lojrat Mesdhetare të këtij viti që po mbahen në Oran të Algjerisë nga data 25 qershor deri më 6 korrik Shqipëria ka arritur të fitojë 4 medalje, 2 ari, një bronzi dhe 1 argjendi. Sportistët në fjalë janë atletia Luiza Gega, mundësit Zelimkhan Abakarov dhe Islam Duadaev si dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj, të cilët do shpërblehen sipas ligjit. Por sa janë konkretisht shumat që përfitojnë?

Luiza Gega do të përfitojë 20 milionë lekë të vjetër për medaljen e artë dhe 30 milionë për rekordin mesdhetar, pra një total prej 50 milionë lekësh të vjetër.

Mundësi çeçen Zelimkhan Abakarov i natyralizuar në shqiptar falë medaljes së artë do të marrë 20 milionë lekë të vjetër. Gjithashtu Islam Dudaev, tjetër mundës i natyralizuar nga Çeçenia, i cili fitoi medaljen e bronzit duke përfaqësuar flamurin kuqezi, do të përfitojë 8 milionë lekë të vjetër nga shteti shqiptar. Ndërsa peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili u shpall nënkampion në stilin e shkëputjes për peshat 73 kg, do të marrë 10 milionë lekë të vjetër për medaljen e argjendtë.

Padiskutim shpërblime mëse të merituara për shkak të lodhjes së jashtëzakonshme si dhe nderimit që i bënë flamurit shqiptar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • neziri: 06/07/2022 11:31

    kaq shume eshte e zhvilluar tek ne mundja sa flamurin e ngrene Cecenet , u rrofshin titujte mjeshter i madh mundesve tane qe u jep ilir meta qe njehere nuk garuan ne aren nderkombtare apo moren medalje nderkombetare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?