Gjyqtarët e GJKKO-së, Bib Ndreca dhe Ardit Mustafa

Fituan në KPA, 2 gjyqtarë rikthehen në GJKKO! Ardit Mustafa gjykon 'Plumbi i artë'! Bib Ndreca nis punën në qershor

31 Maj, 12:06| Përditesimi: 31 Maj, 12:15

  • Share

TIRANE-  Gjyqtarët Ardit Mustafa dhe Bib Ndreca rikthehen në Gjykatën e Posaçme pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që rikthen në detyrë dy gjyqtarët.

Vendimi u mor nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, (KLGJ).

Mustafa dhe Ndreca kanë qenë gjyqtar në ish-gjykatën e Krimeve të Rënda por u shkarkuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. 

Ata fituan procesin në shkallën e dytë të vetingut teksa është urdhëruar emërimi i tyre në detyrë ku të enjten e 29 majit.

Përkatësisisht vendimi me nr. 282, datë 29.05.2024 i KLGJ-së emëron gjyqtarin Ardit Mustafa dhe me vendimin Nr. 283, datë 29.05.2024 KLGJ-së emëron gjyqtarin Bib Ndreca.

Sot Bib Ndreca ishte pjesë e trupës gjykuese të dosjes “Plumbi i Artë” . Ndërsa Ardit Mustafa fillon punën më 19 qershor 2024. 

Gjykata e Posaçme me emërimim e dy gjyqtarëve shkon në 11 në total, ndërsa organika e saj e plotë parashikon 16, aktuaktualisht  mungojnë edhe 5 gjyqtarë të tjerë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tasimi: 15/07/2024 12:49

    Ja dhe spiunat e partis komuniste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?